Video/ Flamengo spanjolle në Kalanë e Gjirokastrës

Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë gjatë kësaj jave kanë shijuar atmosferën e Spanjës që nga kinematografia, kërcimi e deri tek kulinaria.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kërcimi i flamengos në Kalanë e Gjirokastrës, ku qytetarë të shumtë dhe turistë shijuan magjinë e kërcimit pasionant të Spanjës.

“Shqipëria mikpret botën”. JAVA e SPANJËS.

Nën magjinë e hapave të flamengos, Java e Kulturës Spanjolle zbriti në Kalanë e Gjirokastrës, ku artistët spanjollë sollën një spektakël të vërtetë ndërsa performuan vallëzimin tradicional spanjoll”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, u shfaq performanca e flamengos nga balerina e shquar Asunción Pérez “Choni”. E guximshme, imagjinare, pasionante dhe sensuale, solli Spanjën në Tiranë.

Flamengo është kërcimi më e famshëm spanjoll. Me ritmin e tij të ndezur dhe spektaklin e ndritur, ai pushtoi të gjithë botën.

Ashtu si çdo vallëzim tjetër, flamengo nuk mund të imagjinohet pa një atribut të tillë të rëndësishëm si një veshje femërore spanjolle. Ngjyra e veshjes në thelb përbëhet nga ngjyra të thella dhe të djegura – të kuqe, të errët, qershi, të verdhë, të gjelbër të errët dhe të zjarrtë të zezë.

Nga 18 deri më 28 qershor, zhvillohet Java Kulturore e Spanjës, e cila do të sjellë në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit aktivitete të larmishme si pasqyrim i traditave, kulturës, kulinarisë spanjolle.

Kjo javë zhvillohet në kuadër të “Javëve Ndërkombëtare të Kulturës”, nismë e qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës dhe të Bashkimit Evropian.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.