VIDEO/ Protestë në Korçë, qytetarët sulmojnë Bashkinë dhe policët e vendosur pranë saj

Një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është mbajtur dhe në qytetin juglindor të Korçës.

Dhjetëra të rinj kanë marshuar në pedonalen e qytetit dhe kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen si dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Protesta nisi e qetë, por më pas një grup të rinjsh dëmtoi dekorimet për festat e fundvitit dhe qëlloi me gurë godinë e Bashkisë dhe efektivët e vendosur pranë saj.

Pas ndërhyrjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë një pjesë e protestuesve u largua. Nga sa raportohet nga vendngjarja, një polic ka mbetur i lënduar si pasojë e gurëve të hedhur nga protestuesit.

Klodian Rasha, 25 vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit. Polici është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.