VIDEO/ ‘Xhihadi Islamik’ hedh raketa drejt Izraelit

Disa raketat u hodhën drejt Izraelit të premten në mbrëmje, pasi forcat e armatosura izraelite goditën disa objektiva në Gaza.

Sirena të shumta u dëgjuan, ndërsa më shumë se 60 raketa u lancuan drejt Yavne, Be’er Yaakov, Ashdod, por u kapën nga Iron Dome.

Gama e synimeve u zgjerua shpejt, sepse raketat u hodhën drejt Rishon Lezion, Bat Yam dhe Holon, raporton jerusalempost.

Autoritetet izraelite nuk kanë raportuar për viktima.

Përgjegjësinë për sulmet e mori “Xhihadi Islamik”.

Forcat izraelite kanë bombarduar disa caqe palestineze në Rripin e Gazës, duke vrarë 15 persona. Në mesin e tyre ishte edhe komandanti i Xhihadit Islamik Palestinez, Taisir al-Jabari.

Izraeli dhe Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, kanë hyrë në luftë katër herë dhe përleshje më të vogla kanë shpërthyer disa herë në 15 vitet e fundit, qëkur Hamasi mori pushtetin nga forcat besnike të rivalit, Fatahut më të moderuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.