VIDEO/Dalin pamjet nga momenti i tërmetit në Turqi, panik në Antalya
Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşan në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në vend.
Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.
Sipas mediave turke, lëkundjet zgjatën për afro 15-20 sekonda. Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit.
Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.
Sorry, the comment form is closed at this time.