VIDEO/ “Barbarët” i drejtohen stadiumit, flakadanët ‘pushtojnë’ bulevardin

Tifozët e Feynoord të cilët nuk kanë siguruar dot një biletë për të hyrë në stadium, janë ngritur nga fan zona që ishte vendosur për ta në Pedonalen e Tiranës, i janë drejtuar stadiumit Air Albania.

Ata kanë nisur të ndezin flakadanë, të cilët mendohet se nuk i kanë marrë nga Holanda, pasi kanë kaluar kontrolle në dy aeroporte, por siç duket i kanë siguruar në Shqipëri.

Tifozeria nuk e ka respektuar thirrjen që është bërë nga autoritetet që të qëndrojnë në zonën e përcaktuar, por vijojnë të ecin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Me një slogan në dorë “Il barbari”, ata vijojnë rrugën, duke kënduar këngë të skuadrës së tyre të zemrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.