Vetëvrasja e 13-vjeçarit në stan/ Arrestohet “pronari” i pushkës

Është arrestuar poseduesi i armës së zjarrit, me të cilën tragjikisht u vetëvra një 13-vjeçar, një ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në malin “Skënderbeg”, ku në afërsi të një stani aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç.

I arrestuari është P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin :
P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.