Vettingu në polici rinis pas dy muajsh, ja kush kalon “në sitë”

Vetingu në polici ka rinisur punën pas dy muajsh dhe seanca e radhës dëgjimore është ajo me drejtorin e Policisë së Vlorës, Artion Duka.

Ai ka qenë më herët drejtues i Forcave Operacionale dhe drejtues i komisariatit nr.1 në Tiranë.

Deri më sot janë 32 zyrtarë të lartë të policisë dhe gardës që kanë dalë përpara vetingut, prej tyre 5 janë dorëhequr, 4 janë shkarkuar dhe 23 janë konfirmuar në detyrë.

Ndërkohë, përpara procesit 263 punonjës u dorëhoqën.

Në përgjithësi, vetingu në polici ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Për këtë situatë, javën e shkuar deputeti socialist Sadi Vorpsi kërkoi rishikim të ligjit për vetingun në polici gjatë mbledhjes së nënkomisionit për monitorimin e procesit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.