Veton Surroi do të mbetet ‘Qytetar Nderi’ i Kukësit.

Prefekti i Kukësit ka rrëzuar poshtë vendimin që u mor nga Këshilli i Qarkut të Kukësit, për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.
Prefekti Zenel Kuçana ka hedhur poshtë vendimin, që u mor në mbledhjen e 27-nëntorit dhe shkaktoi një valë mediatike.
Kryeministri Rama e cilësoi lajthitje kolektive këtë vendim, gjë që bëri që kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici të tërhiqej e të kërkonte ndjesë për qëndrimin e tij. Vetë Surroi tha se ishte vendim politik dhe se ishte lajmëruar nga lajmet për këtë gjë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.