Vendimi i formës së prerë, pushohet akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës
Gjykata e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetri, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”.
Vendimi i Gjykatës për pushimin e çështjes mori formë të prerë në datën 17 dhjetor.
Sipas organit të akuzës mësohet se ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.
Prokurori Ervin Karanxha ka zbatuar ligjin italian penal dhe jo atë shqiptar, duke argumentuar se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj.
Në kërkesën e pushimit të çështjes thuhet: “Vetë vendimi i dënimit të tij, në pjesën e dispozitivit, deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen apo të bëhej publik”.
Sorry, the comment form is closed at this time.