“Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjitha dozat, por…”, ja çfarë thotë Drejtori i Komunikimit në Kryeministri

Përmes një Twitter-i drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga ka folur lidhur me mutacionin e ri të COVID-19, duke hedhur idenë e një vaksinimi universal.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga në një postim në Tëitter.

Kujtojmë që shumë vende të BE-së vendosën paraprakisht ndalimin e fluturimeve nga Londra për 72 orët e ardhshme, pasi një mutacion i ri koronavirusit që është 70 për qind më ngjitës është përhapur në Britaninë e Madhe. Nuk ka ende asnjë masë kufizuese në fluturimet Tiranë-Londër.

Ndërkaq në orët në vijim pritet një qëndrim i përbashkët i BE-së në lidhje me fluturimet nga vendet e bllokut në drejtim të Britanisë së Madhe dhe anasjelltas.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.