PROJEKTI/ Veliaj: Shumë shpejt, “Piramida” një model edukimi për të rinjtë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur optimizmin lidhur me punimet që po bëhen për transformimin e “Piramidës”, në qendër të Tiranës.

“Jam i lumtur që Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan po vijojnë punën për transformimin e ‘Piramidës’, që shumë shpejt do të mirëpresë të rinjtë që duan të ndjekin një model të ri edukimi, ku ndërthuret arti dhe teknologjia.

Shumë inkurajues fakti që, 250 të rinjtë e parë, nga mosha 12-18 vjeç, e kanë nisur mësimin në ‘Tumo Tirana’, e cila përkohësisht operon në Qendrën ‘Arena’. Bashkia do të mbështesë me bursa edhe fëmijët që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike”, shkruan Veliaj në një postim të tij, në “Facebook”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.