Veliaj: Nisin punimet për kompleksin e ri shkollor në kryeqytet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton përmes një statusi në Twitter se ka nisur puna për kompleksin e ri shkollor te zona e “Freskut”. Ai shkruan se shtatori që vjen do e gjejë këtë zonë me shkollat më të mira në vend.

“Nisëm punimet për kompleksin e ri shkollor tek Fresku në vendin ku më parë ishte IMT/PB, të cilët janë spostuar për t’i hapur udhë shkollave aq të nevojshme për komunitetin IKV-Fizikë Bërthamore-Qesarakë-Dajt. Shtatori që vjen e gjen Freskun me shkollat më të mira në vend!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Në zonën e “Freskut” do të ndërtohet parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.