Veliaj me kryebashkiakun e Stambollit: Forcojmë lidhjet mes qyteteve tona

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Veliaj udhëtoi drejt Turqisë dhe i dhuroi homologut të tij, “Kullën e Sahatit” të Tiranës.
Kryebashkikau i Tiranës, përmes rrjetit të tij social Twitter, ka publikuar edhe disa fotografi me Imamoglu, të cilit i ka shprehur edhe mirënjohje për mikëpritjen.

“Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, Ekrem Imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona. Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC 2022”, shkruan Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.