Veliaj: Brenda vitit nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me ndërtimin e teatrit të ri, tha se pritet një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave dhe se brenda këtij viti do nisin punimet.

“Ne do të kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit siç bën Bashkia për çdo shkollë.

Bashkia i ndërton shkollat, ministria ka përmbajtjen. Do gjejmë një zgjidhje të gatshme me ndërtimin e shkollave. Ne ndërtojmë infrastrukturën, ministria përkatëse do bëjë përdorimin dhe shfrytëzimin e vet.

Do nisë brenda pak muajsh, sa zgjat procedura e garës. Por brenda këtij viti patjetër”, u shpreh Veliaj.

Lidhur me Parlamentin e ri dhe qeverinë e ardhshme, ai tha se në fund të gushtit pritet që kryeministri ta zgjedhë kabinetin dhe të ketë një takim me ministrat e rinj.

Sa i përket largimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Veliaj tha se Ruçi ka ngritur stekën e asaj se ç’do të thotë të jesh zotni burrë, por edhe një socialist 24 karatësh.

“Bëri diçka që kundërshtarët nuk e kanë bërë kurrë. Mesazhi i fortë që dha Gramoz Ruçi: nga beteja duhet të largohesh kur je fitimtar dhe je në majë, jo kur je bërë zhele, duhet ta bësh hapur dhe duke vendosur një standard se çfarë do të thotë sjellje korrekte politike. Tipikisht, unë nuk jam anëtar i qeverisë, tipikisht në dy herët e fundit, një herë kam qenë anëtar. Kryeministri propozon ekipin në fund të gushtit, zhvillon një takim me ministrat e propozuar, pastaj shkon në Parlament dhe për dekretin e Presidentit.

Shpresoj shumë që pas këtyre dramave nuk do kemi më bllokim nga Presidenca, të njëjtin avaz. Shqiptarët janë lodhur. Shpresoj që kryeministri nuk do pengohet për sa kohë ka votat dhe uratën. Nuk i prish punë Ramës”, shtoi Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.