Vdekja e elektricistëve/ Balluku: OSHEE, shpërblim për punën e kryer

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për shtyp për të dhënë ngushëllimet për humbjen e jetëve të dy punonjësve të OSHEE. Balluku shprehet se OSHEE do të kujdeset për familjet e tyre. Balluku bëri të ditur se ka kërkuar nga OSHEE që të paraqitet kërkesa në mënyrë që familjet e Ismet Isarajdhe Selfo Kallfës që humbën jetën, të mund të marrin dëmshpërblim për punën që kanë kryer përgjatë gjithë viteve që kanë punuar.

Deklarata:

Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të vyer të OSHEE. Ismet Isaraj, dhe Selfo Kallfa me detyre elektricist humbën jetën mbrëmjen e djeshme. Ata u nisën për të lokalizuar ndërprerjen e energjisë. Ismeti ka qënë 22 vite dhe Selfo 34 vite në OSHEE. OSHEE do të kujdeset për familjet e tyre. Respekt per heroizmin për çdo punonjës që ka punuar në këtë javë për të riparuar cdo defekt në kushtet e motit ekstrem për të minimizuar çdo defekt dhe për të mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE të paraqesin kërkesën për dëmshpërbim për dy punonjësit për punën e kryer në motin ekstrem.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.