Vdekja e Daklit, Meta ngushëllon: Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike

Presidenti Ilir Meta ka shprehur hidhërimin, përmes një statusi në facebook, lidhur me ndarjen nga jeta të ish kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ëngjëll Dakli.


Postimi i plotë:
Me hidhërim mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Punës dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli.
Në këto momente tepër të vështira, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe ndodhem pranë familjes, të afërmve e kolegëve, që humbën sot njeriun dhe mikun e tyre të dashur!
Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.
U prehtë në paqen e merituar!

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.