Vatra të mëdha zjarri në Ishëm, digjet një automjet i zjarrfikëses

Disa vatra zjarresh janë aktive në veri të Durrësit. Në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.

Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll. Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Ndërkohë nga pamjet e siguruara, shihet se një kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.