‘Dy oligarkët që vjedhin me kursin e këmbimit’

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kompanitë “Salillari” dhe “Kastrati” përfitojnë miliona lekë nga kursi i këmbimit në “Rrugën e Kombit”.

Si provë, Vasili ka nxjerrë një faturë, sipas të cilës pavarësisht kursit të këmbimit, është 660 lekë, edhe pse 5 euro kushtojnë më pak.

Sipas tij, qeveria dhe Ministria e Financave, edhe pse janë në dijeni të këtij abuzimi, nuk marrin asnjë masë.

Vasili i bën thirrje SPAK-ut të veprojë, sepse “grabitjen e ka përpara syve”.

“Po ky dreq SPAK çfarë pret kur grabitjen e ka përpara syve? SPAK, që të mos lodhesh, ja ku e ke edhe provën, Kuponin e Pagesës me vlere 660 lekë për një automjet që ka paguar sot tek trau i oligarkëve, në Morinë”, shkruan Vasili.

Reagimi:

Salillari dhe Kastrati perfitojne qindra milion leke nga Kursi i kembimit ne Rrugen e Kombit!Ja prova.

Qindra milion leke rremben Kompania koncesionare ne Rrugen e Kombit vetem prej kursit te kembimit.

Megjithese euro ka vite, qe kembehet me rreth 120 leke ne Rrugen e Kombit jeta “ka mbetur ne vend” dhe euro llogaritet me 132 leke per nje euro si ne asnje cep te globit.

Per mijra automjete, qe paguajne tarifen ne euro ajo u llogaritet me 132 leke siç eshte fiksuar kur eshte lidhur kontrata, ndonese ka me shume se 3 vjet e gjysem qe euro shkembehet me rreth 120 leke.

Pra per çdo autoveture e cila per 5 euro duhet te paguaje 600 leke ose edhe me pak, ne fakt ju duhet te paguajne 660 leke.

Pra 60 leke me shume per cdo automjet vetem per shkak te kursit abuziv te kembimit.

Mendoni per Kamionat ku perfitimi eshte edhe me i madh dhe llogaritni mijra e mijra autimjete qe kalojne cdo vit ne Rrugen e Kombit se sa shkon grabitja abuzive.

Pra brenda nje viti Salillari dhe Kastrati perfitojne vetem nga kursi qindra milion leke.

Po Qeveria dhe Ministria e Financave nuk levizin gishtin, qe te mbrojne qytetaret nga vjedhja, por u bejne fresk milionave te Oligarkeve!

Po ky dreq SPAK çfare pret më kur grabitjen e ka perpara syve

SPAK qe te mos lodhesh ja ku e ke edhe Proven Kuponin e Pageses me vlere 660 leke per nje automjet paguar sot tek trau i Oligarkeve ne Morine.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.