Vaksinohen mbi 95% e pedagogëve te Filologjiku

Fakulteti i Histori Filologjisë ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit. Sa i përket vaksinimit të studentëve ende nuk ka një panoramë të qartë se sa është përqindja e atyre që janë vaksinuar.

Një pjesë e studentëve shprehen se bërja me detyrim e vaksinimit i ka irrituar më shumë, madje paralajmërojnë për protesta nëse do lihen jashtë auditorëve. Ndërsa një pjesë janë në kërkim të vaksinës së duhur.

Aktualisht dyert e fakulteteve janë të hapura për studentët, pasi veç regjistrimit të kandidatëve në universitet, kanë nisur edhe provimet e vjeshtës. Ndërkohë që data e nisjes së vitit të ri akademik është nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Sipas Komitetit Teknik, vaksinimi është i detyrueshëm për stafet shëndetësore, pedagogët dhe studentët. Të cilët duhet të kryejnë vaksinimin brenda 30 Shtatorit. Pas kësaj date nis penaliteti për paraqitjen periodike të një testi PCR.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.