Covid-19/ Manastirliu: Personat mbi 57 vjeç të paraqiten për vaksinim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë fton qytetarët të grupmoshë mbi 57 vjeç dhe persona që i përkasin grupeve të riskut të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit.

Manastirliu shkruan se në sheshin “Skënderbej” vijon vaksinimi masiv i qytetarëve.

“Me ekipin e vaksinatorëve që në këto momente janë në shërbim të qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’, ju ftojmë të gjithëve ju që ende nuk e keni kryer vaksinën dhe jeni mbi 57 vjeç ose u përkisni grupeve të riskut, të paraqiteni pranë qendrave të vaksinimit, për të vijuar këtë proces jetik”, shkruan më tej Manastirliu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.