Vaksinimi/ ISHP: Ka infektime me COVID-19 edhe pas dozës së parë

Rastet e të infektuarve me koronavirus pas injektimit të dozës së parë të vaksinës janë shtuar. Ekspertet pohojnë se ato janë të pakta,  me simptoma të lehta dhe asnjë nuk ka patur nevojë për shtrim në spital.

“Ka patur pas dozës së parë pasi imuniteti nis të krijohet pas një muaji, por nuk kanë qenë problematike, e kanë kaluar lehtë, pasi paralelisht ka nisur dhe krijimi i anti-trupave”.

Por këto raste infektimesh nuk e bëjnë asesi të pavlefshme vaksinën.

“Ne kemi thënë që pasi bëjmë vaksinën nuk është se bëhemi imun, dhe nuk na prek virusi, ky është dhe qëllimi i vaksinës ta kalojmë lehtë”.

Aktualisht nuk ka asnjë raste të infektuar mes 20 mijë personave që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.