Vaksinimi i studentëve, Shehu: Vendimi i Ramës antikushtetues

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e ka cilësuar shkelje të rëndë vendimin e Ramës për të mos lejuar studentët të hyjnë në auditoret e universiteteve pa u vaksinuar ndaj COVID-19.

Shehu thotë se urdhëri është i pabazuar në Kushtetutë ndërsa Rama vepron me frymën e talibanizmit.

“Covid: Eshte shkelje e rende te kercenosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn ne auditor”, pa paraqitur nje strategji vaksinimi!

Po, eshte arbitrare, sepse eshte urdher i pa bazuar ne kushtetute, shkelje te drejtave, ndoshta dhe i demshem per shendetin.

E kam ngritur disa here kete, se pari shteti u shpjegon qartesisht qytetareve strategjine e tij, sigurine qe u jep, cfare masash ka marre e cfare u ofron, e me tej vendos masa detyruese, edhe keto fleksibile per kete rast.

Aktualisht jemi nje nga vendet me numrin me te ulet te vaksinimeve ne Bote, vetem me 25% te popullsise me vaksinim te plote, dhe keto ne shumicen dermuese me vaksinat kineze te pa certifikuara e te pa pranuara nga Europa e Perendimi.

Pra shteti perpara se te mare nje mase te tille penalizuese ndaj qytetareve duhet:

1-Te siguroje per te gjithe qytetaret vetem vaksina te certifikuara nga EMA, te aplikuara sipas llojit ne baze te indikacioneve te tyre per grup mosha, gjendjes shendetesore etj, sic po e realizon edhe Kosova.

Gje qe kerkon per Shqiperine mbi 5,5 milion doza, krejt e realizueshme kjo edhe tashti mbas kaq vonese, pergjegjese per te cilen eshte vetem Qeveria.

2-Te deklaroje çfare do te behet me ata, qe jane vaksinuar me ato vaksina te pa efekeshme e te pa pranueshme sipas Perendimit, qytetare, pedagoge e studente keta.

Psh. a do te lejohen ata te hyjne ne auditore me ato vaksina, qe mund te jete placebo.

Ne fakt keta duhet te trajtohen si te pa vaksinuarit e tu ofrohet rivaksinim i plote me vaksina te sigurta, gje qe po e ben edhe Turqia.

3-Po per shkollat e mesme çfare do te behet? Ne fakt duhet vepruar si ne vendet e tjera, edhe si ne Kosove, duke ulur moshen e vaksinimit ne 12 vjec.

Fatkeqesisht edhe per kete pike ka vetem heshtje nga Qeveria e ‘Komiteti’, per te mos folur sot edhe per ‘dozen e trete’.

Mbasi shteti te kete realizuar keto detyrime ndaj qytetareve, nxenesve, studenteve, mesuesve a pedagogeve, mund te hapet diskutimi per ndalimin e hyrjes neper klasa.

Une jam per ‘Green Pass’, por vetem atehere kur realizohen konditat, vetem mbi bazen e asaj metodike, qe po aplikohet ne vendet e BE.

Por jo pa strategji, pa transparence e diskutim, pa siguri, duke detyruar njerezit tu injektohen vaksina te pa certifikuara nga EMA, se paku shume te dyshimta keto.

Kjo mund te quhet edhe talebanizem!”, shkruan Shehu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.