Vaksina ruse ose kineze? Tomini: I kemi si alternativa
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, e ftuar në “News 24”, ka deklaruar që, nëse strategjia e qeverisë shqiptare për të kërkuar vaksina perëndimore do të hasë në ngërçe, atëherë ato lindore do të konsiderohen si alternativa.
Tomini theksoi se, tashmë e gjithë bota është në një vorbull farmaceutike, por Shqipëria ka zgjedhur strategjinë për vaksinat që miraton SHBA dhe BE.
Gjithsesi, pavarësisht kësaj strategjie, Tomini tha që, nëse nuk përparohet me kompanitë farmaceutike perëndimore, atëherë alternativa të mundshme do të jenë edhe vaksinat ruse apo kineze.
“Sa u përket vaksinave perëndimore… duke kaluar në retrospektivë në dhjetor e më herët, tendenca e qeverisë ka qenë të komunikojë zyrtarisht me kanalet e vaksinës, të marrë vaksinat e para të certifikuara. Në Shqipëri do të vijë sasia e dytë, me 41 mijë doza, deri në fund të shkurtit. Ka qenë një luftë përpjekjesh e definuar me fitore. Dy objektivat u arritën, pavarësisht se kemi nisur me grupin e riskut, pra mjekët dhe infermierët. ‘Pfizer’ u miratua shumë më shpejt. Vaksina ruse po kalon fazat e fundit për t’u miratuar nga EMA”, tha Tomini.
Sorry, the comment form is closed at this time.