Vaksinat, Rama: Qëndron skenari i 14 muajve. Sot vijnë dozat e “Pfizer”

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur, pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve në PS, se mbrëmjen e kësaj të hëne mbërrijnë dozat e dyta të vaksinës “Pfizer”.

“Kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të ‘Pfizer’ do të vijnë në javën e tretë të janarit. Sipas konfirmimit të fundit, të parat mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me ‘AstraZeneca’. Po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende. Për momentin mund ta them, pa ekzagjerim, që skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh nuk ka rënë akoma, pavarësisht vonesave objektive që nuk janë të lidhura me ne”, shpjegoi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, procesi do të vijojë me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve: “Do vazhdojmë vaksinimin me mjekët dhe infermierët, sepse janë ata që kanë radhën të parët. Nuk e kam sot një shifër të saktë sa do jenë dozat që vijnë sot. E rëndësishme është që ne do të vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë dhe e rëndësishme është që do duhet rreth një muaj të shohim me qartësi të gjithë procesin. Kështu që mbërrijnë doza më pak se herën e parë, po sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë, sepse këtë e kishim ndërkohë të garantuar…”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.