Vaksina kineze/ Mjekja Dollenberg: Nuk shkakton efekte anësore

E ftuar në “Ditari” në A2, mjekja Aurora Meta Dollenberg pohon se vaksina kineze kërkon më shumë kohë për të krijuar imunitet nga koronavirusi por nuk shkakton efekte anësore dhe ka një rrezik shumë të ulët për shëndetin. “Patjetër që një produkt kinez nuk ka imazhin e një produkti gjerman ose europian dhe sidomos kur bëhet fjale për një produkt biologjik që do ti jepet organizmit.

Mirëkuptoj shumë çdo shqiptar që thotë kam frikë. Unë si mjeke dhe si eksperte duke parë edhe situatën jo të favorshme në të cilën ndodhemi në tre mujorshin e fundit në Shqipëri, e frustruar mbase edhe nga “të qenurit kërnacë” që po tregon Europa në këto momente, them se sido që të jetë një hap pozitiv drejt vaksinimit të tufës. Ne e dimë që vaksina kineze nuk e ka marrë patentën nga EMA por Kina është në Azi dhe Kina e sheh veten të krahasueshme me Europën dhe Amerikën dhe nuk i nënshtrohet gjithmonë autoriteteve europiane por bazohemi te statistikat në terren, sepse studimet e mirëfillta Kina nuk i ka berë të njohura.

Kjo vaksinë është dhënë në 70 vende të botës së tretë dhe është vënë re se ka një efektshmëri nga 50 e pak përqind deri në 80 përqind. Shpresojmë që kjo vaksinë kineze që është ndërtuar me kosto të ulët por në mënyrë tradicionale dhe me një proteinë të vdekur, ka një rrezik për shëndetin shumë të ulët.

Me ARN ka një efektshmëri që kërkon më tepër kohë, kërkon 6 javë derisa të krijohet imuniteti por ka të mirën që nuk shkakton efektet anësore që japin vaksinat me vektorët e gjallë. Në këtë pikë, Kina ka bërë një hap të mirë, Së dyti statistkat e Turqisë nëse s’janë të falsifikuara po e quajmë, na japin shpresë së edhe në Shqipëri mund të kemi një efikasitetet të lartë, nga 60-70%”, shprehet Dollenberg.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.