Vaksina anti-COVID, Rama: Falas për të gjithë, por jo e detyrueshme

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se, vaksina anti-COVID në Shqipëri do të jetë falas, por jo e detyrueshme. Duke folur për mediat në konferencën me fokus ekonominë dhe buxhetin e ardhshëm, Rama tha se përballja me pandeminë do të kërkojë financime masive.

“Kemi një front jashtëzakonisht sfidues në luftën me armikun e padukshëm, dhe do na duhet të financojmë masivisht për të garantuar vaksinimin e qytetarëve falas, natyrisht jo me detyrim. Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Mbani parasysh që do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, deri kur familja e fundit në pritje të shtëpisë, të jetë kthyer në shtëpinë e re. Mbani parasysh shkollat. E keni parë që po ndërtohen shkolla që janë pa asnjë dallim me shkollat në Francë, Gjermani, Angli, pavarësisht ku ndodhen. Dhe nga ana tjetër, mbani parasysh që ka edhe një sërë strukturash shëndetësore, duke filluar nga spitali i ri në Kurbin që do të rindërtohen”, u shpreh Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.