Urgjencat nga COVID-19 do të priten te Infektivi, nis fluksi i autoambulancave
Duke nisur që nga kjo e martë, urgjencat spitalore COVID do të shkojnë në spitalin Infektiv. Për të eliminuar kaosin dhe radhët e gjata, ministria e Shëndetësisë ka vendosur një tabelë informuese për të gjithë familjarët e pacientëve, që kërkojnë informacion.
Për rreth një orë në spitalin Infektiv mbërritën 6 autoambulanca në urgjencë. Një prej tyre ishte nga Spitali i Burgut. Ndryshe nga koha e fluksit, familjarët shprehën më të kënaqur me shërbimin e mjekëve për të afërmit e tyre të shtruar.
Ndryshe paraqitet situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” paraditen e së martës. Asnjë ambulancë nuk u paraqit në urgjencë. Disa pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.
Në spitalin COVID-2, ende nuk janë vendosur tabletat për të realizuar komunikimin mes pacientëve dhe familjarëve të tyre.
Sorry, the comment form is closed at this time.