Urbanët në Tiranë, qytetarët: Nuk respektohen masat anti-Covid

Qytetarët në Tiranë shprehen se iu ndodh të humbasin dhe takimin e planifikuar.

Shumë prej tyre tregojnë se ndjehen të frikësuar ndërsa iu duhet të udhëtojnë në autobusë ku shkelet çdo masë që kufizon përhapjen e Covid 19.

Të tillë e përshkruajnë transportin publik banorët e kryeqytetit dhe dy javë pas takimit të përfaqësuesve të këtij sektori me ministren e Infrastrukturës dhe kryebashkiakun e Tiranës.

Më problematike situata sipas qytetarëve bëhet në orët e mëngjesit dhe të pasdites kur atyre iu duhet të shkojnë e të kthehen nga puna apo shkolla.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.