Unaza e madhe e Tiranës, ARSH: Avancojnë punimet për mbikalimin pranë TEG

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se punimet për ndërtimin e mbikalimit pranë TEG dhe rrugët lidhëse të tij, si pjesë e Unazës së madhe të Tiranës, kanë avancuar me ritme të shpejta. Sipas ARRSH-së, përfundimi i kësaj nyje do të lehtësojë qarkullimin e lëvizjes së automjeteve dhe do të rrisë sigurinë rrugore.

Ndërkohë, po vijon me ritme të larta puna edhe në pjesën nga Sheshi “Shqiponja” deri te “Pallati me Shigjeta”. Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.