BE vendos t’i japë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit.
“Dakordësi! Këshilli Europian sapo ka vendosur statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik”, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.
“Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shtoi ai, duke uruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenten e Moldavisë Maia Sandu, si dhe popullin e Ukrainës dhe Moldavisë.
“E ardhmja jonë është së bashku,” tha ai.
Këshilli Evropian ka vendosur “të njohë perspektivën evropiane të Gjeorgjisë dhe është gati të japë statusin e kandidatit pasi të adresohen prioritetet e pazgjidhura”, shtoi Michel.
Agreement. #EUCO has just decided EU candidate status to Ukraine and Moldova.
— Charles Michel (@CharlesMichel) June 23, 2022
A historic moment.
Today marks a crucial step on your path towards the EU.
Congratulations @ZelenskyyUa and @sandumaiamd and the people of Ukraine 🇺🇦 and 🇲🇩
Our future is together.
Sorry, the comment form is closed at this time.