Ukraina: Mbi 11 mijë raste po hetohen për krime lufte

Sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova, deri më tani po hetohen 11, 000 raste për krime lufte dhe 40 të dyshuar, shkruan The Guardian.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedictova tha se zyra e saj po hap raste të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, të cilat arrijnë total prej 11.000 çështjesh penale.

Venedictova shtoi se “Në të ardhmen e afërt do të hetohen edhe çështje të tjera dhe autorët do të dalin para drejtësisë”.

Komentet e saj erdhën pasi në Kiev u mbajt gjyqi i parë për krimet e luftës që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.