U rrëzua nga lartësia, vdes 40-vjeçari

Një person humbi jetën në Vlorë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një bordure në shkallët e Kuzum Baba-së.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, ndërsa po punohet për identifikimin e personit që ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.