U rikthye në spital për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19, virusi i merr jetën mjekut në pension
Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Mësohet se ka ndërruar jetë mjeku i njohur, Myftar Zemani, i cili vazhdonte të ushtronte profesionin në Fier, edhe pse kishte dalë në pension.
Doktor Tarja, siç e thërrisnin ndryshe, nuk ka arritur ta fitojë dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Mes mesazheve të shumta ngushëlluese është edhe ai i avokatit të njohur, Genci Gjokutaj, i cili thekson se “kjo flamë e zezë na mori doktor Taren, duke mos na lejuar as t’i bëjmë nderimet siç i takon”.
Sorry, the comment form is closed at this time.