E përplasi makina, 18-vjeçari vdes pas 4 ditësh

Ka ndërruar jetë 18 vjeçari Bjorni Papri, i cili u aksidentua 4 ditë më parë në Elbasan.

I riu ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplas nga një makinë.

Si pasojë, ai mori plagë të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Traumës.

Prej 4 ditësh, 18-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot fatkeqësisht Bjorni Papri ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.