U fut në tualet t’u shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12 vjeçe
Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Dervician të Gjirokastrës, banesa e së cilës u përfshi nga flakët.
Shkak i zjarrit në banesë është bërë një qiri që përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit ishte pa energji elektrike.
Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndriço u fut në tualetin e shtëpisë, për t’i shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.
Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndriço, i cili ndodhet në spital.
Sorry, the comment form is closed at this time.