U dënua me burg për një telefon dhe një arkë peshk, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për ish-zv.ministren Voda
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj Rovena Voda, ish-zv.ministres së Brendshme, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dënimin me 10 muaj burg.
Sakaq fajtore është deklaruar edhe e pandehura M.H, “për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit e 3(tre) muaj burgim. Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurës M.Hi ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”.
Deklarimin fajtor edhe për të pandehurën F.B, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1, (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43/2021) dhe 25 të KoditPenal dhe dënimin e saj l(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
“Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Proçedurës Penale, të pandehurit F.B, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj burgim. Vuajtja e dënimit të pandehurës i fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, thuhet në njoftim.
Sorry, the comment form is closed at this time.