U arrestua me armë dhe drogë, kush është volejbollisti Eraldo Vora

Volejbollisti Eraldo Vora është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e tij janë gjetur kokainë dhe sende të tjera të paligjshme.

Sezonin e kaluar, Eraldo Vora u aktivizua me skuadrën e Partizanit, ndërsa këtë vit ende nuk dihet se kujt skuadër do t’i përkasë dhe, mesa duke, rruga me sportin po ndahet me ngjarjen e fundit.

Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone të Shijakut lëvizte me “Audi”-n e tij ku u ndalua më pas nga policia për kontroll.

Në makinë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të paligjshme.

Gjithashtu, në banesën e Vorës këtij u konstatua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.