U arratis nga spitali dhe vrau djalin, hetuesit: I ati i mbylli gojën me shirit dhe…

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja rrëqethëse nga vrasja e vogëlushit Matias nga i ati i tij polak, Mirko Tomkow që u arratis nga spitali COVID dhe i mori jetën djalit të tij për shkak të konflikteve që kishte me ish-partneren shqiptare.

“44-vjeçari polak i dehur, fillimisht i mbylli gojën dhe hundën djalit të tij 10-vjeçar me shirit dhe më pas e plagosi për vdekje me një thikë kuzhine” shkruajnë mediat italiane, bazuar te informacionet nga autoritetet. Hipoteza është se vrasja e djalit ishte hakmarrje e polakut ndaj ish-bashkëshortes së tij, Mariola Rapaj, 35-vjeçaren shqiptare, të cilën e konsideroi fajtore për urdhrin e largimit ndaj tij nga shtëpia të lëshuar në shtator nga gjykata.

Prokuroria nuk ka dyshime se polaku veproi i vetëm dhe për këtë arsye pritet që hetimet të mbyllen shpejt për të dënuar autorin që i mori jetën djalit të tij, i cili i hapi derën e shtëpisë, por 44-vjeçari pa shpirt e goditi për vdekje me thikë. Ngjarja e shënuar pak ditë më parë në Itali i tronditi të gjithë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.