U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë 19-vjeçari

Ladimir Bushati ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital pasi nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra nga aksidenti i dy ditëve më parë në aksin Shkodër-Hani Hotit.

Makina që drejtonte 19-vjeçari humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Njoftimi i policisë lidhur me aksidentin

Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.