Turizmi në pandemi, publikohen rregullat për operatorët turistikë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar protokollin e masave për sezonin turistik veror. Në raportin prej 20 faqesh ministria detajon rregullat që duhet të ndërmerren nga sipërmarrjet e shërbimeve turistike përgjatë sezonit turistik 2021, për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe për të parandaluar rrezikun e përhapjes së infeksionit Covid19 brenda dhe jashtë strukturave akomoduese, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe vizitorëve.

Strukturat akomoduese duhet të monitorojnë procesin dhe stafin për respektimin e masave të higjienës dhe distancës fizike për parandalimin e Covid19.

Punonjësit e recepsionit duhet të jenë të mirëinformuar në lidhje me masat anti-Covid19. Në recepsion duhet të ketë solucion dezinfektues me përbërje alkooli 70-85%. Rekomandohet që stafi të lajë duart shpesh dhe t’i dezinfektojnë me xhel me përbërje alkooli 70-85%. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik deri në 2 metër.

Në raport rekomandohet që dhomat duhet të mirëmbahen me standard të larta pastërtie çdo dite. Të gjitha sipërfaqet duhet të pastrohen të paktën çdo ditë me pastrues dhe ujë ose dezinfektues. Zonat me prekje të shpeshtë, siç janë parmakët, panelet e kontrollit të ashensorit ose dorezat e dyerve duhet të pastrohen disa herë në ditë. Rekomandohet mbajtja e maskës në mjediset e ashensorit.

Personeli qe shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do të vendosen sipas nevojës kur preken ushqimet.

Po kështu dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm duhet të kryhet çdo ditë në mënyrë periodike, gjatë orarit të hapjes së stacionit të plazhit duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve dhe çdo pishinë të ketë të afishuar nivelin e klorit çdo ditë, ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo dite dhe periodikisht. Pishina të ketë kosha dhe peshqirë letre.

Punonjësi i pishinës duhet të dezinfektojë shtresat e shezlongeve dhe krahët mbështetëse.

Rekomandime dhe rregulla të ngjashme janë edhe ëpr qendrat e bukurisë dhe masazheve

Ky dokument është përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u konsultuar gjerësisht me të gjithë grupet e interesit vendas dhe të huaj, si dhe bazuar në praktikat më të mira Europiane dhe Botërore.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.