Tronditet Lezha/ Hidhet në erë me tritol një mobileri

Një sasi e dyshuar lënde plasëse është vendosur në një mobileri në aksin Milot-Lezhë në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi.

Ngjarja ka ndodhur pak përpara mesnatës së djeshme, dhe si pasojë e shpërthimit raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

 Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.