Triumfi i Meksit/ Kampion bote, absolut në ‘Bodybuilding’ dhe ‘Fitness’

Marin Meksi ka triumfuar në kampionatin mbarëkombëtar të bodybuilding dhe fitness me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Ai u shpall kampion i shumëfishtë dhe absolut.

Kjo arritje bën që Meksi të marrë tashmë një ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin botëror të bodybuilding dhe fitnessit në Spanjë.

Pas triumfit në këtë event madhor, që është edhe ngjarja më e madhe e bodybuilding dhe fitnessit në Shqipëri, një organizim i përvitshëm që ka nisur që prej vitit 1992, Meksi u shpreh që ka 22 vite që merret me këtë sport, por jo vetëm, ndërsa tashmë po korr sukseset e punës së tij.

“Kam 22 vjet që merrem me bodybuilding, me gara brenda dhe jashtë vendit. Jo vetëm në sportin e bodybuilding por edhe sporte të tjera të forcës si mundja e krahut, qitja me armë, peshëngritja etj, në shumë kam dalë titullar jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit”, tha Meksi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.