Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e një rrobaqepësie në Shkodër në protestë

Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore.

Nga muaji korrik deri në shtator ato nuk janë papaguar! Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët!

Këta të fundit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ata kërkojnë të sigurojnë të ardhurat e familjes dhe kërkojnë drejtësi!

Pronari u ka prerë shpresat duke u thënë se asnjë pagë nuk do të marrin, kjo edhe si një hakmarrje ndaj kallëzimit që kanë bërë në prokurori./bw/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.