Transporti publik nuk do të ndërpritet, reagon Unioni

Unioni i Transportit Publik u tërhoq këtë të hënë nga paralajmërimi se prej 1 Marsit nuk do të ofronin më shërbim për qytetarët, për shkak të krizës çmimeve. 

Ky vendim, sipas tyre, erdhi pas një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, që premtuan mbështetje financiare.

Megjithatë, transporti urban në rrethe do të vijojë punën me një kapacitet të reduktuar deri në 50% të flotës.

Unioni i Transportit Publik ka parashtruar disa kërkesa ekonomike, në mënyrë që ky sektor të mos përfundojë në kolaps, ku përfshihen heqja e akcizës për naftën, rimbursim për kategoritë që udhëtojnë falas, si dhe rimburësimi i biletës me 10 deri 15 lekë për çdo biletë të shitur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.