Tragjedia në Himarë/ Nano ndërmerr hapin e dytë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Nano ka zbritur në terren, duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.