Tragjedi/ Digjet autobusi në Bullgari, 45 viktima, mes tyre 12 fëmijë

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus me targa nga Maqedonia e Veriut, kanë humbur jetën të paktën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë.

Ministria e Brendshme bullgare, ka bërë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një autobus nga Maqedonia me 52 persona brenda ka marrë flakë në një nga autostradat e Bullgarisë.

Ndërkohë, shtatë persona janë lënduar nga kjo ngjarja e rëndë dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.