Covid-19/ Tomini: Do të shtrëngojmë masat, nëse situata vijon e tillë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, paralajmëroi ashpërsimin e masave, nëse shifrat e Covid-19 vijojnë të larta edhe në ditët e ardhshme.
Ajo tha pritshmëritë janë që edhe për javët në vijim rastet e infektimeve të jenë të lartë.
“Sigurisht që tendenca e ditëve të fundit ka treguar rritje të rasteve pozitive, e reflektuar edhe tek projeksionet tona, duke parë grumbullimet e qytetarëve në dhjetor, për të festuar apo lëvizjet jashtë Tiranës. Kemi parashikuar një tendencë në rritje në javët në vijim. Tri ditët e fundit kanë reflektuar mbi 1 mijë raste. Kemi një pozivititet shumë të lartë dhe nivel transmetueshmërie shumë të lartë. Të gjithë bashkë jemi pjesë e së tërës. Të gjitha masat duhet të japin efektet e tyre. Situata po monitorohet në dinamikë. Nëse situata do të vazhdojë kështu dhe vlerësimi i të gjithë indikatorëve do të përshkallëzohet me numër më të lartë pozitiviteti, masat do të jenë shtrënguese”, paralajmëroi Tomini.
Sorry, the comment form is closed at this time.