“Tokio 2020″/ Meta: Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas

Presidenti i Republikës Ilir Meta e vlerëson si të shkëlqyer përfaqësimin e Shqipërisë nga Briken Calja në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku ai u rendi i katërti në dygarësh duke vendosur një rekord të ri për Shqipërinë, për herë të parë në histori me një pozicion të tillë në Lojërat Olimpike.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!”, shkruan Meta.

Më 7 dhjetor 2018 Presidenti Meta dekoroi peshëngritësin Briken Calja me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin “për rezultatet e shkëlqyera si Kampion i Europës në sportin e peshëngritjes, duke shpalosur vlera të larta të një sportisti të talentuar; i suksesshëm në arenën kombëtare e ndërkombëtare.”

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.