Tjetër vatër zjarri në Pogradec, ndërhyrja e zjarrfikësve e vështirë

Një tjetër vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë.

Sipas mediave informative, zjarri është aktiv prej 2 ditësh ndërkohë që punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtore shërbimesh po punojnë për fikjen e kësaj vatre.

Sipas punonjësve këtë pasdite është bërë e mundur të izolohet një pjesë e saj ndërkohë që pjesa më e madhe vijon të jetë aktive për shkak të terrenit të thyer malor çka e bën të vështirë ndërhyrjen.

Ndërkohë vijon puna në terren.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.