Tiranë/ Përfshihet nga zjarri banesa dykatëshe
Një zjarr ka përfshirë një banesë dykatëshe në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ndërtesa sipas burimeve zyrtare ishte e pabanuar ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve dhe evidentimin e shkaqeve.
Tiranë/informacion paraprak
Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Sorry, the comment form is closed at this time.